×
  • Lajme
  • Botë

    Anglia del nga bllokimi kombëtar pas gati tre muajve

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 16:38

    Njerëzit në Angli tani lejohen të takohen jashtë në grupe deri në gjashtë persona ose dy familje (duke respektuar distancën sociale), derisa u lehtësuan të hënën masat e para kundër coronavirusit.


    Sipas CNN, vendi ka qenë në bllokim të plotë kombëtar që nga 4 janari, pasi u zbulua një variant i ri, më i transmetueshëm i coronavirusit në Anglinë juglindore.

    Objektet e jashtme sportive të tilla sikurse fusha tenisi, pishina dhe kurse golfi janë lejuar të rihapen, dhe është dhënë aprovimi për sportet e organizuara në natyrë me një numër të pakufizuar njerëzish.

    Dasmat nuk janë më të kufizuara në rrethana të jashtëzakonshme, por lejohen vetëm maksimumi gjashtë pjesëmarrës.

    Derisa masa e “qëndrimit në shtëpi” përfundoi, kryeministri britanik, Boris Johnson, bëri thirrje për kujdes pasi rastet diku tjetër në Evropë po vazhdojnë të rriten.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!