×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kurti: SHBA partner i pazëvendësueshëm për Kosovën

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 16:53

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.


    “Fillimisht ambasadori Kosnett e uroi kryeministrin Kurtin për marrjen e detyrës dhe shprehu kënaqësinë për arritjen e 24 mijë vaksinave kundër Covid-19 në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

    Kurti e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe për rolin e SHBA-së në sigurimin e kontingjentit të parë të vaksinave. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe mbesin partner i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj përballë sfidave me të cilat ballafaqohet”, tha Kurti.

    Ambasadori Kosnett dhe kryeministri Kurti diskutuan edhe për zhvillimet rreth përmbylljes së konsolidimit të institucioneve shtetërore bazuar në vullnetin e qartë qytetar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!