Një shpërthim i fuqishëm në një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Indonezi e kthehu zonën në një ferr të vërtetë ndërsa shkaktoi panik te njerëzit.
Zjarrfikësit luftuan për të shuar zjarrin në rafinerinë Balongan në Javën Perëndimore, nën pronësinë e kompanisë shtetërore “Pertamina”, ndërsa shtëllungat e tymit dhe flakës u ngritën lart në qiell.
“Kishte një zhurmë shumë të madhe dhe mendova se ishte një uragan. Shikova jashtë dhe zjarri ishte i madh. Flakët po shkonin në qiell”, tha për mediat ndërkombëtare një banor i zonës, përcjell Ora News.
Deri tani flitet për 5 persona të plagosur rëndë ndërsa rreth 1.000 njerëz që jetonin afër rafinerisë u evakuuan.
Por sipas Agjencisë Lokale të Katastrofave, një person vdiq nga një sulm në zemër pas shpërthimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.