Drejtori i Gazetës Online ‘Reporteri.net’, Bekim Kabashi, ka komentuar vaksinimin e kryeministrit Albn Kurti, i cili sot i pari mori vaksinën kundër COVID-19. Më një gjest të tillë, sipas Kabashit, i pari i Qeverisë e ka kryer një obligim të tij.
Në një status në profilin e tij në Facebook, Kabashi ka shkruar se duke marrë vaksinën anti-COVID, Kurti ka inkurajuar qytetarët që të vaksinohet.
Kjo sipas Kabashit kur kihet parasysh që tanimë ekziston një kategori jo e vogël e njerëzve që hezitojnë të vaksinohet.
‘’Kryeministri Kurti në këtë rast si i pari i vendit, e ka kryer një obligim të tij, siç e kanë bërë të gjithë liderët, për të inkurajuar qytetarët që të vaksinohen. Kjo për arsye se tanimë dihet se ekziston një kategori jo e vogël e njerëzve që hezitojnë të vaksinohen, e edhe të përhapin propagandë kundër saj. Aq më tepër kur dihet se Kosova po e fillon vaksinimin me AstraZeneca, një vaksinë për të cilën ditë më parë u ngritën dyshime se mund të ketë efekte anësore të rrezikshme’’, ka shkruar Kabashi në Facebook.
Postimi i plotë i Kabashit:
Pozicionimi kundër që në start ta eklipson gjykimin e drejt.
Kanë filluar kritikat, pse kryeministri Kurti u vaksinua i pari, pasi ai është i ri në moshë, dhe e ka kaluar Covid’in, që i bie se ka fituar imunitet.
Kryeministri Kurti në këtë rast si i pari i vendit, e ka kryer një obligim të tij, siç e kanë bërë të gjithë liderët, për të inkurajuar qytetarët që të vaksinohen. Kjo për arsye se tanimë dihet se ekziston një kategori jo e vogël e njerëzve që hezitojnë të vaksinohen, e edhe të përhapin propagandë kundër saj. Aq më tepër kur dihet se Kosova po e fillon vaksinimin me AstraZeneca, një vaksinë për të cilën ditë më parë u ngritën dyshime se mund të ketë efekte anësore të rrezikshme.
Sot ka filluar vaksinimi kundër COVID-19 gjatë fazës së parë do të vaksinohen grupet me rrezik të lartë ku përfshihen punëtorët shëndetësore e të moshuarit.