Sot në Kosovë ka nisur vaksinimi i qytetarëve kundër COVID 19.
Emisioni #gjesi në T7 ka raportuar direkt nga Salla 1 Tetori, ku do të bëhet vaksinimi i qytetarëve me vaksinën anti-Covid.
Nga aty, një nga doktoreshat që po kujdesen për personat që po shkojnë për t’u vaksinuar ka thënë se ky proces do të fillojë çdo ditë nga ora 08:00 e mëngjesit dhe do të zgjasë deri në mbrëmje.
“Në sallën 1 tetori do të jetë vaksinimi nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 7 në mbrëmje. Janë pesë ekipe, ekipi ka një mjek dhe dy infermier, do të organizohen varësisht prej orarit që e kanë”, ka thënë ajo.
“Dje ka qenë një interesim i madh i njerëzve po nuk e dimë saktësisht sa janë regjistru”, shtoi ajo.
Para kamerës së T7 kanë folur edhe personat që kanë shkuar për t’u vaksinuar.
“Jam ardhë me bo diçka, çka bajnë ata e dijnë. Kemi hezitu, jemi paraqit atje tana jemi regjistru po këtu po na thonë që duhet prap”, ka thënë njëri nga të moshuarit.
87 vjeçari ka thënë se ka hezituar fillimisht ta marrë vaksinën, por që këtë po e bënë për familjen e tij.
“Mu më dhimet familja, se unë ma përpara se kisha marrë se që e kisha marrë unë jam shumë në moshë”, tha ai.
Një e moshuar ndërkaq, tha se momentalisht po ndihet kryesisht mirë, por që shton se vaksinën do ta marrë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.