Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vetëm një Serbi e dobët dhe e pasuksesshme do të ishte e mirë për të gjithë dhe ai do të ishte “më i miri në botë”.
“Nëse do ta njihja Kosovën, do ta merrja Çmimin Nobel” tha Vuçiq në TV Happy.
Ai theskoi se ishte i interesuar se çfarë do të thoshte historia në “50 vjet dhe se ai kishte marrë shumë çmime deri më tani që pothuajse askush në Serbi nuk i kishte marrë”.
Vuçiq përsëriti se që nga ardhja e tij në pushtet, Serbia ka ndërtuar më shumë rrugë sesa gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së Titos.
Kreu i shtetit serb ka deklaruar poashtu se ishte më i prekur nga kritikat ndaj sistemit shëndetësor nga raporti i Parlamentit Evropian, sepse siç tha ai “kjo është e padrejtë”./kk/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.