×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përleshje me thika në spitalin e Durrësit, arrestohet një 27-vjeçar, në kërkim një tjetër

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 9:43

    Policia e Durrësit ditën e sotme ka arrestuar një 27-vjeçar, pas një sherri të ndodhur në ambientet e spitalit. Në pranga ka rënë shtetasi E. N. (A)., 27 vjeç, banues në Durrës, i cili akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë.


    Po ashtu, është shpallur në kërkim D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme janë konfliktuar për motive të dobëta, duke përdorur mjet prerës.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë (në ambientet e spitalit), për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, shtetasin E. N. (A)., 27 vjeç, banues në Durrës, si dhe kanë shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vrasje me dashje” shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme janë konfliktuar për motive të dobëta, duke përdorur mjet prerës (thikë),” njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!