Të dielën në Kosovë ka arritur kontingjenti i parë i vaksinave antiCOVID të kompanisë AstraZeneca, i cili përmban 24 mijë doza të kësaj vaksine.
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, tashmë ka filluar vaksinimi i stafit shëndetësor, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa, gjatë ditës së djeshme për herë të parë me AstraZeneca u vaksinua kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarja e OBSh-së në Kosovë, Isme Humolli, infektologu, Sali Ahmeti dhe aktori Selman Jusufi.
Platforma e shërbimeve online https://ekosova.rks-gov.net/ ka lansuar një aplikacion ku mund të aplikoni për vaksinimin anti-Covid. Bëhet fjalë për opsionin “Aplikimi për vaksinim kundër Covid-19”.
Për të aplikuar, ju duhet të hyni në https://ekosova.rks-gov.net/ dhe të klikoni tek opsioni “shërbimet”, duke zgjedhur më pas opsionin “shëndetësia”, çka ju mundëson qasjen në opsionin “Aplikimi për vaksinim anti-Covid.
Çka duhet të bëni në vijim është të klikoni opsionin “Regjistrohu” dhe duke plotësuar fushat që kërkohen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.