Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së kuvendit, ku tashmë partitë politike i kanë ndarë komisionet parlamentare, ku gjithsej janë 16 komisione.
Deputetja Mimoza Kusari ka folur pas mbledhjes së Kryesisë teksa ka thënë se janë përcaktuar përfaqësuesit e komisioneve parlamentare, shkruan Reporteri.net.
Kusari-Lila ka bërë të ditur se Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje do t’i takojnë 7 komisione parlamentare
Ajo po ashtu ka njoftuar se të premten, në ora 10:00 do të mbahet seancë plenare ku do të bëhet votimi i komisioneve dhe betimi i deputetëve të rinj.
Ndërkaq, Kusari Lila ka thënë se votimi i presidentit do të bëhet në një seancë të jashtëzakonshme, por duke mos përjashtuar se kjo mund ët ndodhë të premten.
“Seanca e radhës do të mbahet të premten në ora 10:00 ku do të bëhet votimi i komisioneve. Të premten bëhet betimi i deputetëve të rinj dhe pastaj votimi i Presidentes bëhet në seancë të jashtëzakonshme”, u shpreh Kusari-Lila. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.