Ditën e sotme është sulmuar me gurë një nga zyrat elektorale të Partisë Socialiste në qytetin e Beratit. Sipas informacioneve është goditur me gurë zyra e PS-së në lagjen “30 Vjetori”. Siç vihet re edhe në foto dera e jashtme e kësaj zyre elektorale është thyer.
Ndërkohë, menjëherë pasi është vënë re situate janë njoftuar autoritetet policore të cilat kanë mbërritur në vendngjarje. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe nuk janë identifikuar autorët. Mësohet se policia është duke sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth për të identifikuar edhe personin që ka goditur me gurë zyrën, ndërkohë që nga ana e drejtuesve të Partisë Socialiste të Beratit nuk ka ende asnjë reagim për mediat në lidhje me këtë ngjarje.
Kujtojmë se ky incident nuk është i pari i ndodhur në pra të zgjedhjeve të 25 prillit. Më herët zyrat e dy subjekteve politike, PS-së dhe PDIU-së u sulmuan në qytetin e Fierit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.