Drejtoria e Krimet Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës ka arrestuar dy ish-drejtorë të telekomit nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në media raportohet se bëhet fjalë për ish-zyrtarët Trim Musliu dhe Armend Osaj.
Të njëjtit raportohet se dyshohen për keqpërdorim të një kontrate të marketingut.
Lidhur me rastin, Reporteri.net ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer ende ndonjë përgjigje.