Kryeministri italian, Mario Draghi, dhe bashkëshortja e tij kanë marrë të martën dozat e tyre të para të vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë “AstraZeneca”, teksa vendi po bën përpjekje për zgjerimin e fushatës së imunizimit.
Italia ishte njëra prej shumë shteteve evropiane që në fillim të këtij muaji kishte ndërprerë përkohësisht përdorimin e kurës së “AstraZenecas”, pas raportimit të 30 rasteve të mpiksjes së gjakut mes personave të vaksinuar.
Shumica e këtyre shteteve kanë vazhduar administrimin e vaksinës, pasi që Rregullatori Evropian i Barnave konstatoi se përfitimet nga kura peshojnë më rëndë sesa rreziqet prej saj, duke e hedhur poshtë ndërlidhjen e vaksinës me rastet e mpiksjes së gjakut.
Draghi dhe bashkëshortja e tij, që të dy 73 vjeç, janë vaksinuar në qendrën e madhe të vaksinimit në stacionin kryesor hekurudhor të Romës, ka njoftuar zyra e kryeministrit.
Sipas të dhënave më të fundit, Italia me 60 milionë banorë ka vaksinuar me që të dy dozat rreth 3.04 milionë qytetarë, teksa 3.6 milionë të tjerë janë vaksinuar deri më tani me vetëm një dozë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.