×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarohen nga Prokuroria: Të arrestuarit dyshohet se i shkaktuan 327,514 mijë euro dëm Telekomit

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 15:45

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka dhenë më shumë detaje lidhur me arrestimin e disa personave për keqpërdorime në Telekom.


    Sipas njoftimit, më koordinim me Policinë e Kosovës, konkretisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe si rezultat i provave materiale dhe dëshmive relevante, sot ka realizuar një aksion, i cili është zhvilluar në dy lokacione në Prishtinë dhe ka përfunduar me arrestimin e personave me inicialet: T.M., A.O., K.M., dhe D.Ć.

    Personat me inicialet T.M., dhe A.O., dyshohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Përvetësimi në detyrë” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”. Ndërsa, personat me inicialet K.M., dhe D. Ć., dyshohen se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga dhe “Mashtrimi”.

    Prokuroria njofton se dy nga personat e arrestuar dyshohet se veprat i kanë kryer në cilësi të personave zyrtarë në Telekomin e Kosovës, të cilët dyshohen se gjatë zbatimit të kontratës të lidhur në mes Telekomit të Kosovës dhe operatorit ekonomik kontrata në vlerën 327,514 euro kanë keqpërdorur për përfitime personale këtë kontratë, duke i shkaktuar dëm Telekomit të Kosovës në shumën prej 327,514 euro.

    Ndërsa dy të dyshuarit tjerë duke vepruar në bashkëkryerje dyshohet se kanë përpiluar dhe vulosur dokumentacion të falsifikuar me përmbajtjeje të rreme, në emër të personave të tjerë.

    Të dyshuarit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!