×
  • Lajme
  • Shqipëria

    304 raste të reja me COVID-19 dhe 11 vdekje në Shqipëri në 24 orët e fundit

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 22:51

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 304 raste të reja, ndërsa kanë humbur jetën 11 persona. Kështu numri i përgjithshëm i rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 124,723, kurse ai i viktimave në 2227.


    Në krahasim me ditën e djeshme vihet re një rritje e ndjeshme e viktimave, ku dje u shënuan 6 humbje jete, ndërsa sot 11. Sa i përket të infektuarve dje ishin 285, kurse sot 304.

    Përditësimi i plotë:

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetë izolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

    Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2730 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 304 qytetarë.

    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 92 raste në Tiranë, 25 në Shkodër, 22 në Fier, 15 në Gjirokastër, nga 11 raste në Lushnje, Vlorë, nga 10 raste në Durrës, Devoll, 9 në Pogradec, nga 7 raste në Korçë, Sarandë, nga 6 raste në Elbasan, Berat, Mallakasër, Divjakë, nga 5 raste në Kukës, Kavajë, 4 në Dibër, nga 3 raste në Lezhë, Tropojë, Tepelenë, Peqin, Shijak, Cerrik, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, Librazhd, Malësi e Madhe, Prrenjas, Patos, nga 1 rast në Rrogozhinë, Kamëz, Mat, Përmet, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kolonjë, Klos, Gramsh, Skrapar, Vorë, Poliçan, Dropull, Libohovë.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 593 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90,617 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 293 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 51- 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

    Statistika (30 Mars 2021)
    Raste të reja ditore 304
    Të shëruar në 24 orë 593
    Të shtruar në spitale 293
    Humbje jete në 24 orë 11
    Testime ditore 2730

    Testime totale 555,930
    Raste pozitive 124,723
    Raste të shëruara 90,617
    Raste Aktive 31,879
    Humbje jete 2227

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 22083
    Fier 2607
    Durrës 1309
    Gjirokastër 1242
    Shkodër 1199
    Vlorë 1107
    Korçë 779
    Lezhë 419
    Elbasan 387
    Kukës 359
    Dibër 329
    Berat 59

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!