Një person me inicialet M.A është arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimin se ka kryer krime lufte ndaj popullatës civile në fshatin Izbicë të Skenderajt.
Prokuroria Speciale përmes një njoftimi ka theksuar se M.A është i nacionalitetit shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë, i cili dyshohet se mori pjesë në masakrën e Izbicës gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Telegrafi mëson nga burime brenda Prokurorisë, se i njëjti është shqiptar nga komuna e Istogut dhe i cili ka jetuar në Serbi. I njëjti brenda afateve ligjore do të paraqitet para Gjyqtarit të procedurës paraprake.
Për arrestimin e M.A ka njoftuar edhe policia përmes raportit 24 orësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.