Kryeministri Edi Rama zbuloi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar që Shqipëria të ndihmojë edhe në vaksinimin e mjekëve në Kosovë.
“Më çoi mesazh kryeministri i Kosovës, duke më falënderuar dhe uruar që, meqë ne i ndihmuam për vaksinimin e mjekëve, t’i ndihmonim edhe për mësuesit. Po, i thashë. Por si bëhen këto? Me dëngla?”, tha Rama gjatë një takimi me fermerët në Rrogozhinë.
“Është privilegji më i madh i gjithë jetës sime politike ku shoh fytyrat e gjyshërve dhe gjysheve. Kjo nuk është bërë se erdhi vaksina nga qielli, por me shumë mundim, duke çarë edhe atë barrierë të na krijuar nga Bahskimi Europian që na la jashtë. Askush në rajon nuk e ka filluar vaksinimin masiv”, shtoi Rama./A2news
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.