Maqedonia e Veriut e tronditi mbrëmë Gjermaninë duke e mposhtur 2:1 në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në Duisburg, falë një goli të vonshëm të Eljif Elmas.
Kjo ishte fitorja më e madhe në historinë e shtetit fqinj të Kosovës.
Gjermania e mbizotëroi ndeshjen, duke e mbajtur topin në zotërim 70% të kohës, por ishin maqedonasit që kaluan në epërsi, kur 37-vjeçari Goran Pandev shënoi në kohën shtesë të pjesës së parë.
Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 63-të, kur Ilkay Gundogan shënoi nga penalltia, pasi Leroy Sane ishte ndalur me faull në zonë.
Ylli i Napolit Elmas e shënoi golin e fitores për Maqedoninë, i shërbyer nga bashkëlojtari i vet me prejardhje shqiptare, Arijan Ademi.
“Këta djem e bënë Maqedoninë e Veriut krenare kundër fituesve të katër titujve të Kampionatit Botëror dhe tre të Kampionatit Evropian. Ne kurrë nuk e kemi mposhtur një ekip me kaq shumë trofe”, tha trajneri i Maqedonisë së Veriut Igor Angelovski.
Lojtarët e Maqedonisë, përfshirë ata me prejardhje shqiptare, festuan si të çmendur në zhveshtore pas triumfit historik në Gjermani.
'We’ve never beaten a team with so many titles'
North Macedonia celebrate historic World Cup qualifying defeat in Germany https://t.co/AQ2WCU6BCg pic.twitter.com/XCIZPeO3g5
— Guardian sport (@guardian_sport) April 1, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.