Leonardo Bonucci është infektuar me coronavirus vetëm pak ditë pasi bashkëlojtari i tij turk Merih Demiral doli pozitiv, njofton Juventusi. Zonja e vjetër nga Torino njoftoi se Leonardo Bonucci ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.
Mbrojtësi i Juventusit u kthye në Torino nga detyra me Kombëtaren e Italisë dhe Federata e Futbollit e Italisë njoftoi mbrëmë se katër anëtarë të saj kishin dalë pozitivë në testin për COVID-19.
“Leonardo Bonucci, pasi u kthye nga grumbullimi me ekipin kombëtar italian, mëngjesin e sotëm e bëri testin për COVID-19 dhe rezultati doli pozitiv”, njoftoi Juventusi.
“Lojtari është vetizoluar në shtëpi”.
Trajneri Andrea Pirlo do të mbetet me mungesë opsionesh në mbrojtje për derbin e Torinos të dielën, pasi edhe Merih Demiral është i infektuar me koronavirus.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.