Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin turk në Kosovë, Çağrı Sakar, i cili e ka përgëzuar për detyrën e re.
Në takim është biseduar për zhvillimet politike, situatën me pandeminë si dhe përpjekjet e Kosovës për sigurimin e vaksinave antiCOVID.
“Janë shqyrtuar edhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, këmbimit tregtar dhe zhvillimit të diplomacisë parlamentare.”
“Kryetari Konjufca e ka informuar ambasadorin turk për prioritetet e këtij mandati dhe ka përmendur dinamizmin e punës së organit legjislativ, reformën zgjedhore si dhe reformat në sistemin e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.