Kandidati i pavarur për president, Nehat Idrizi, iu ka shkruar një letër ambasadorëve të shteteve të QUINT-it.
Ish-kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Idrizi, në letrën e tij ka shprehur shqetësimet për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Idrizi ka tërhequr vërejtjen se vendi është në afatet e fundit për zgjedhjen e presidentit dhe se pas datës 5 prill zgjedhja e presidentit mund të jetë jokushtetuese.
“Unë s’i kandidatë për këtë post, vlerësoj se deri më tani nuk është bërë ndonjë lëvizje e duhur konkrete për zgjedhjen e Presidentit. Jemi në afatet e fundit dhe, pas datës 5 prill, zgjedhja e presidentit mund të jetë jo kushtetuese. Vendi, mund të hyjë në një krizë të re politike me pasoja të pariparueshme që tashmë, nuk do të mund ta përkufizonim vetëm ‘s’i një krizë e ardhshme zgjedhore – konstitucionale’. Pasojat, do të shfaqen dhe do të kenë impakte negative ( për shoqërinë dhe vendin), edhe në shumë fusha të tjera”, tha ai.
Në fund, Nehat Idrizi ua ka bërë me dije ambasadave të vendeve të QUINT-it se si kandidat konsensual që është ka besim që institucionet do t’i respektojnë afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit dhe se, bashkërisht, do të punojnë për shmangien e çfarëdo krize eventuale në këtë drejtim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.