×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahja në degën e LDK-së në Mitrovicë, flet Avdullah Hoti

    Reporteri
    19 Maj 2019 | 16:49

    Kuvendi Zgjedhor në degën e LDK-së në Mitrovicë ka eskaluar në përleshje, kjo për shkak të pakënaqësive ndërmjet delegatëve të kësaj dege, për shkak të zgjedhjes së kryetarit të ri, shkruan Reporteri.net.


    Lidhur me këtë incident është deklaruar edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se së shpejti do të dalin me një deklaratë publike në lidhje me përleshjen fizike të ndodhur sot të kësaj dege në Mitrovicë.

    Hoti ka bërë të ditur po ashtu se nuk ka qenë sot prezent kur u raportua se ndodhi ngjarja e përleshjes fizike mes grupacioneve të LDK-së.

    ”Sqarim: unë nuk kam qenë prezent në ngjarjen që po raportohet si përleshje në Kuvendin e një nëndege në Mitrovicë. Për të gjitha detajet, Kryesia e Degës së LDK-së në Mitrovicë do të njoftojë opinionin me një deklaratë publike. Unë kam qenë vetëm në hapje të kuvendit, dhe mandej jam larguar”, ka deklaruar Hoti.

    Reporteri.net ka kontaktuar me Faton Pecin, kandidat për kryetar të LDK-së në Mitrovicë i cili ka treguar pse ka ndodhur ky aksident.

    Reporteri.net ka siguruar videon e përleshjes në këtë Degë.

    Plasin grushtat në LDK: Rrahen për zgjedhjet e brendshme në Mitrovicë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!