Para disa ditëve, një infermier ishte sulmuar në terren ku po asistonte në një rast ku ishte thirrur urgjenca. Dalin në terren për të ofruar ndihmë ndaj qytetarëve me probleme shëndetësore.
E nuk janë të rralla rastet, kur punonjësit shëndetësorë sulmohen.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur me një punonjës të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Për të kundërshtuar veprimet e tilla, sindikata e shëndetësisë të QKMF-së kanë protestuar gjatë së enjtes.
Avdyl Pacolli, drejtor i Mjekësisë Urgjente në Prishtinë ka thënë që kjo protestë po bëhet në solidarizim me kolegët që sulmohen gjatë punës.
Ai tha se arsyeja që e ka shtyrë qytetarin të ushtrojë dhunë ka qenë kërkesa e infermierit që të mos e xhirojë pacienten gjatë dhënies së trajtimit.
Pasi ishte sulmuar infermieri më 29 mars, rasti ishte raportuar në Policinë e Kosovës
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.