Pandemia e COVID -19 i dha një goditje të rëndë sektorit të turizmit në gjithë botën, pa përjashtuar këtu edhe Shqipërinë.
Vitin që shkoi gjatë sezonit turistik, numri i turistëve që vizituan Shqipërinë regjistroi një rënie prej rreth 60% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2019, transmeton Euronews.
Megjithatë, këtë vit, sezoni turistik vjen me perceptime optimiste pas nisjes së procesit të vaksinimit, edhe pse operatorët turistikë kanë shprehur disa herë nevojën për një mbështetje nga ana e shtetit shqiptar. Në këtë kuadër, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka bërë të ditur se do të bashkëfinancojë projekte në sektorin turistik duke vënë në dispozicion, për vitin 2021 një fond prej 30 milionë lekësh.
Sipas Ministrisë, do të mbështeten me fonde deri në masën 50% nga buxheti i shtetit ato projekte, të cilat synojnë promovimin e destinacioneve turistike dhe të vlerave të veçanta të produkteve dhe atraksioneve turistike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.