Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
IHK njofton se vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen dhe si të tilla do të krijojnë kushte për reshje shiu të intensitetit të dobët.
Vikendi, kryesisht dita e diele, do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në vise të ulëta dhe mesatare, vende-vende do të ketë edhe fjolla bore, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të kenë kushte të shndërrohen në borë.
Parashihet të ketë edhe shkarkime rrufesh, si pasojë e këtyre proceseve dinamike që parashihen të ndodhin në troposferë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.