Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se llogari i jep qytetarëve të vendit, edhe ndaj atyre që s’e kanë votuar.
Gjatë seancës që po mbahet në Kuvend ka thënë se opozita ka pritje dhe dëshiron që gjërat e mira të bëhen shpejtë.
“Nëse e shtroni një temë unë I jap llogari popullit në Kuvend, arsyetimet e mia konsistojnë në temat që I keni shtruar ju. Shumë mirë që keni pritje dhe doni shpejtë, atë që s’e keni bërë pritjet për vite e doni për 10 ditë, pritjet e juaja janë shumë të mëdha, mua s’më pengojnë. Kjo është mungesë e dijes për çështjen e liberalizimit, duke e shtruar gabimisht problemin, keni pasur zgjedhje zgjedhje jo të duhura, është komponenta kohë më kryesorja. Ne duhet të përgatitemi për liberalizim, po liberalizim, çështja është kur.”
Kreu i ekzekutivit gjithashtu ka thënë se së pari duhet të zgjedhet presidenti, e nëse kjo nuk ndodhë, sipas tij, do të ketë zgjedhje të reja.
“Situata me pandeminë e COVID-19 është e rëndë, kur e kam lënë detyrën me 3 qershor të vitit të kaluar qasja jonë ka qenë ngritje fillestar edhe mbyllje graduale. Ta keni parasysh, problemet që I kemi në sektorin e energjisë janë probleme të mëdha e të trashëguara nga e kaluara, e kemi e evidentuar problemin, por s’mund ta eliminojmë shkakun pasi janë të mëdha gabimet që janë trashëguar. Është e domosdoshme që të kemi konstituimin e institucioneve dhe atë të presidentit, në mënyrë që të kemi mandatin 4 vjeçar, përndryshe shkojmë në zgjedhje”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.