Sokol Zylfiu nga komuna e Malishevës u detyrua që brenda shtëpisë së tij t’ia bëj vendin edhe shtyllës elektrike.
Banorët kanë bërë kërkesa që ta largojnë shtyllën elektrike nga ai vend, pasi që nuk ka pasur hapësirë tjetër për ta ndërtuar shtëpinë, por KEDS nuk erdhi ta largojë, shkruan Reporteri.net.
Zogaj tregon për Kanal 10 se shtëpia është ndërtuar para 4 viteve, por ai edhe më parë ka bërë kërkesë që shtylla të largohet.
“Edhe ma herët kam bo kërkesë që shtylla të hiqet nga këtu, por nuk kanë ardhë. Janë ardhë në të vërtetë, por kanë lypë pare e unë pare nuk pata me u dhanë dhe kështu ka mbetë shtylla brenda në shtëpi.”, ka thënë Zogaj.
Ai thotë se është i detyruar që ta heq pasi që ajo shkakton rrezik për tre anëtarët e familjes Zogaj.
“Jam detyru për me hekë se është rrezik, Zoti na rujtë prej naj vetëtime a najsen. Jemi tre anëtarë të familjes dhe kështu jemi detyru me hekë prej këtu.”, rrëfen tutje ai.
Zogaj thotë se punëtorët e KEDS-it kanë përtuar që ta largojnë shtyllën nga ai vend dhe për këtë arsye kërkonin para të cilat ai nuk i kishte që t’ua jap.
“Lypishin të holla. Unë të holla nuk pata me iu dhanë edhe veç vishin e kqyrshin e ikshin prej këtu. Kërkonin të holla se thoshin merr kohë me e hekë prej këtu, duhet me shku me e nalë rrymën atje, pritojshin me nji fjalë edhe nuk dojshin me e hekë.”, ka thënë Zogaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.