Kryeministri Albin Kurti ishte personi i parë i vaksinuar në Kosovë, pas ardhjes së kontingjentit të parë të vaksinave AstraZeneca. Një nga detajet gjatë vaksinimit të kryeministrit Kurti, ishte mos përdorimi i dorezave nga ana e infermieres, e cila mori kritika të shumta, sidomos në rrjetet sociale.
Infermierja Valbona Visoka, ka folur për këtë gjë, dhe e ka arsyetuar me faktin, se shumë më mirë është që vaksinimi të bëhet pa doreza. Ajo ka thënë se para se të fillonin me vaksinim kanë kryer trajnime, dhe nga aty janë rekomanduar, që vaksinimi pa doreza është më praktik, dhe më higjenik.
Sipas saj, duart lahen dhe dezinfektohen, shumë më lehtë se sa dorezat.
Ajo ka thënë se ka qenë shumë e emocionuar, pasi u përzgjodh të jetë infermierja e cila do të jap vaksinën e parë anti-Covid në Kosovë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.