Në orën 21 e 30 është caktuar mbajtja e seancës së Kuvendit të Kosovës ku do të procedohet plotësimi i ligjit për Zgjedhjet.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Kuvendi i Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Ndryshe, partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë kanë braktisur mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.
Kjo nguti e VV-së nga partitë opozitare po shihet si pretekst për të shkuar në zgjedhje, pasi që duket se nuk i kanë votat për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.