×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Kishnicë, nxënësit ende mësojnë në objektin dedikuar minatorëve

    Reporteri
    19 Maj 2019 | 21:12

    Objekti që ishte dedikuar për minatorët e minierës së Kishnicës në Komunën e Graçanicës, që nga viti 1966 është duke shërbyer si shkollë për nxënësit e këtyre fshatrave.


    Nxënësit dhe mësimdhënësit të cilët përballen çdo ditë me këtë gjendje, tregojnë se është e vështirë ta zhvillojnë procesin mësimor në mungesë të kushteve elementare.

    Ministria e Arsimit, në vitin 2015, kishte bartur disa projekte nën menaxhimin e Ministrisë së Administratës Publike, e një ndër projektet ka qenë edhe ndërtimi i objektit të kësaj shkolle.

    Pas shumë kërkesave dhe ankesave në Ministrinë e Arsimit, në vitin 2016 kishte filluar ndërtimi i objektit të ri, por që ishte ndërprerë shkaku i neglizhencës nga ana e kompanisë kontraktuese, raporton KTV.

    Në një përgjigje me shkrim, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kanë thënë që kanë kërkuar raport të detajuar nga Ministria e Administratës Publike, por nuk kanë marrë përgjigje.

    Në anën tjetër, zëvendësministri i Administratës Publike ka thënë që në qershor do të përfundojnë të gjitha punimet.

    Drejtori i kësaj shkolle, Vezir Bytyçi, thotë se nëse në shtator nuk do të mund ta shfrytëzojnë objektin e ri dhe do ta bojkotojnë mësimin.

    Vlera e përgjithshme e gjithë projektit të shkollës në fshatin Kishnicë është rreth 950 mijë euro.

    Në shtator të 2014-s, shkaku i kushteve jo të mira në këtë shkollë, është bojkotuar mësimi për 3 javë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!