Zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e dy Qeverive në Pejë do t’i bëjë bashkë disa nga ministrat e Qeverisë së Kosovës dhe ministrisë së Shqipërisë.
Ky takim është thirrur nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në cilësinë e koordinatorit kombëtar të dy Qeverive. Mbledhja do të mbahet në Tiranë.
Nga Qeveria e Kosovës do të jenë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Nga Qeveria e Shqipërisë në mbledhje do të marrin pjesë, Erion Braçe, zëvendëskryeministër i Shqipërisë, Sandër Lleshaj ministër i Brendshëm, Anila Demaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri. /Reporeteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.