Giorgio Chiellini pranon që Juventus duhet të përqendrohet në arritjen e njërës nga katër pozitat e para që dërgojnë në Champions League edicionin e ardhshëm.
Bianconerët tashmë kishin humbur shpresat e tyre për Scudetto me një humbje 1-0 në shtëpi ndaj Beneventos, dhe mbrëmë i shkatërruan përfundimisht ato me një barazim 2-2 kundër rivalëve të qytetit, Torinos.
“Ne bëmë disa gabime që nuk mund t’i përballosh në këtë nivel. Është për të ardhur keq, sepse kur kishim mprehtësinë për ta mbajtur ndeshjen në dorë, nuk rrezikuam shumë dhe krijuam shumë raste” – u shpreh Chiellini.
Qendërmbrojtësi italian tha se do të synojnë top-4shen, por fokusohen gjithashtu edhe në finalen e Kupës së Italisë.
“Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të bëjmë sa më pak fjalë. Le të shmangim proklamimet, në vend që të punojmë ditë pas dite, duke ditur që kemi një lojë shumë të rëndësishme të mërkurën. Ne duhet të shkojmë përpara dhe të përpiqemi të bëjmë më të mirën në mënyrë që të mund të arrijmë një objektiv të rëndësishëm për ne, një vend në Champions League. Ne gjithashtu kemi në finale Coppa Italia” – përfundoi Chiellini.
Aktualisht, Juventusi gjendet në vendin e katërt me 56 pikë, 12 më pak se Interi, teksa Napoli i vendit të pestë ka pikë të barabarta me “Zonjën e Vjetër”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.