×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haradinaj thotë se zgjedhjet në veri dëshmuan pjekuri qytetare

    Reporteri
    19 Maj 2019 | 21:49

    Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përshëndetur zgjedhjet që janë mbajtur sot në katër komunat veriore të Kosovës.


    Haradinaj me përmes një postimi në Facebook ka thënë se në këto zgjedhje qytetarët e asaj ane dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

    Postimi i Haradinajt:

    Përshëndes procesin e rregullt zgjedhor, për zgjedhjen e Kryetarëve në katër Komunat veriore të Kosovës.

    Në këto zgjedhje të parakohshme, qytetarët e kësaj ane, dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pa ndonjë incident në një proces demokratik, duke votuar për kandidatët që ata besojnë se do ju shërbejnë interesave të tyre.

    KQZ: Mbi 42 % e qytetarëve dolën në zgjedhje në Veri

    Lista Serbe fiton me rreth 95 % të katër komunat veriore, por ky deputet thotë se kryetarët do të dorëhiqen sërish

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!