Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, në emër të Këshillit Federal të Konfederatës Zvicerane, ka uruar Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për detyrën e kreut të ekzekutivit.
“Marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës janë të bazuara në besim të ndërsjellë, ka shkruar presidenti Parmelin. Ai ka thënë se falë diasporës së rëndësishme kosovare në Zvicër, dy vendet janë të lidhura fort edhe në aspektin njerëzor dhe kulturor. Prosperiteti i Ballkanit Perëndimor është interes i yni i përbashkët, prandaj edhe vendi im ka qenë për shumë vite shumë i angazhuar në një gamë të gjerë të programeve të bashkëpunimit me qëllim zhvillimin dhe mbështetjen e paqes, ka vazhduar letra e tij.
Në fund, Presidenti i Zvicrës ka shkruar se pret që bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve të vazhdojë”, thuhet në njoftimin e nga Zyra e Kryeministrit dërguar mediave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.