×
  • Lajme
  • Lajme

    69 vota për Vjosën, Osmanit i duhet ta presë rundin e tretë për të u bërë Presidente

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 18:15

    Vjosa Osmani ka arritur ta sigurojë kuorumin për votim për Presidente, por jo edhe votat e mjaftueshme në kuti për tu zgjedhur shefe e shtetit. Ajo ka marrë 69 vota, nga 80 sa nevojiten për tu zgjedhur Presidente në rundin e parë.


    Megjithatë, Osmani ka edhe dy mundësi votimi.

    Me numrin e votave të rundit të parë për Vjosa Osmanin, rezulton se me 69 vota, asaj do t’i duhet të presë deri në rundin e 3-të për tu zgjedhur Presidente, shkruan Reporteri.net.

    Nasuf Bejta, kundër-kandidat i saj, ka marrë 0 vota të deputetëve. Derisa, pjesa e tjetër e votave në kuti rezultuan të pavlefshme.

    Ndërkohë, menjëherë në Kuvend ka nisur votimi për rundin e dytë të votimit. Edhe në këtë rund, kandidatëve për president u nevojiten 2/3 e votave të deputetëve, në mënyrë që të zgjidhet President. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!