Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka uruar ish-bashkëpartiaken e tij, Vjosa Osmani, për zgjedhjen Presidente të re të Kosovës.
Abdixhiku është parë në Kuvend deri sa ka uruar Osmanin për detyrën e re, shkruan Reporteri.net.
Ai më pas e ka uruar Osmanin edhe para gazetarëve, duke i uruar edhe shëndet.
“LDK do të vazhdojë rolin e saj opozitar, përballë një pushteti pothuajse absolut”, ka thënë nder tjera, kryetari i LDK-së.
Vjosa Osmani është zgjedhur sot presidentja e gjashtë e Kosovës, e dyta grua në histori, shefe e shtetit. /Reporteri.net/.