Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës.
Në raportin 24-orësh thuhet se i njëjti dyshohet se e ka shtyrë në vetëvrasje vajzën e tij, duke i bërë të njejtës presion psikik.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ndërkaq është liruar në procedurë të rregullt.
“DHUNE FAMILJARE/SHTYTJE NE VETEVRASJE
Prishtinë, 04.04.2021-05:30. Eshte arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti dyshohet se ka shty në vetëvrasje vajzën e tij viktimën femër kosovare duke i bere presionit psikik. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.