Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër ka raportuar në Polici se dy vajzat e saj të mitura janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.
Rasti është raportuar të dielën.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajzat e saj të mitura dy femra kosovare kishin dalur nga shtëpia dhe më nuk janë kthyer në shtëpi, përpos që njëra nga vajzat kishte komunikuar me ankuesen (nënën) përmes rrjetit social dhe i kishte thënë se ishin nisur për Prishtinë”, thuhet në raportin policor.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit për të mitur dhe rasti është nën hetime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.