Profesori universitar Bekim Baliqi ka reaguar ndaj gjuhës seksiste e bullizuese të kolegut të tij nga Departamenti i Shkencave Politike, Ardian Kastrati.
Baliqi ka thënë se departamenti ku punon Kastrati po ngurron të reagojë ndaj gjuhës fyese të tij.
“Meqenëse nga Departamenti i Shkencave Politike i UP-së, ngurrohet me reagu ndaj gjuhës fyese të kolegut Kastrati, unë në emër tim personal distancohem publikisht nga gjuha seksiste e ofenduese ndaj kujtdo dhe nga kushdo qoftë kjo. Fjala publike duhet të ketë përgjegjësi, dhe si staf akademik kemi obligim moral e profesional edhe më shumë ndaj studenteve dhe edukimit të brezave të ri,”, ka shkruar Baliqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.