×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria Speciale: Procesi i votimit në katër komunat e veriut të Mitrovicës ka përfunduar pa incidente

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 8:15

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se zgjedhjet e djeshme në veri të Kosovës, kanë shkuar në rregull dhe pa ndonjë incident.


    Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, njofton opinionin se procesi i votimit për kryetar të komunave, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitorvica e Veriut, i cili është zhvilluar dje, ka përfunduar pa asnjë rast i cili ka mundur të ndikoj në prishjen e procesit të votimit.

    “Gjithashtu, ju njoftojmë se kemi përcjellur edhe procesin e numërimit të votave, i cili ka përfunduar pa asnjë problem”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!