Lista Serbe ka arritur të fitojë shumicën absolute të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore.
E gjithë kjo sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Në Mitrovicën e Veriut prinë Goran Rakiq, në Zubin Potok Srdjan Vuloviq, Zoran Todiq në Leposaviq si dhe në Zveçan me vota është duke prirë Vuina Jakoviq.
Ndërsa nga partitë shqiptare që ishin në garë në këto katër komuna, partia e parë sipas rezultateve preliminare është PDK-ja, ku në të gjitha komunat doli si partia e dytë si dhe LVV-ja partia e tretë me më së paku vota, shkruan Reporteri.net
Më poshtë shihni rezultatet pë të gjithë kandidatët:
Ndërkaq në zgjedhjet në katër komunat e veriut të Mitrovicës të drejt vote kanë pasur 57.983 persona në 87 vendvotime, shkruan Reporteri.net
Gjatë ditë së djeshme ekipi i Reporterit ishte në qendrën e votimit në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë të Veriut ku pjesëmarrja e votuesve ishte e lartë, po ashtu kishte numër të konsiderueshëm të votuesve shqiptarë.
Dita e zgjedhjeve në Mitrovicën e veriut ishte e zakonshme dhe nuk u raporta për ndonjë incident.
Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, dirën e djeshme kishte vizituar shkollën Sveti Sava, për të vëzhguar nga afër procesin e votimit.
Ajo tha se ka vërejtur një proces të mirë por ka dhënë vërejtje rreth listave të votimit.
Apostolova më tej ka thënë se shpreson që asnjëri nga kryetarët që do të zgjidhet nuk do të japë dorëheqje ashtu siç ka ndodhur herën e kaluar, për shkak që Bashkimi Evropian ka shumë fonde për të dhënë për gjithë Kosovën dhe natyrisht edhe për Veriun. /Reporteri.net/