Qendra e Studentëve në Prishtinë njofton studentët banues se të gjitha aktivitetetet në konvikte dhe mensën e studentëve janë pezulluar.
Njoftimi është dhënë në faqen e tyre në Facebook.
“Njoftohen të gjithë studentët banues të konvikteve dhe studentët të cilët ushqehen në mensën e studentëve se në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të dates, 05.04.2021 për marrjen e masave të reja anticovid pika 18 e këtij vendimi obligohemi të pezullojmë të gjitha aktivitetetet në konvikte dhe mensën e studentëve duke filluar nga data, 06 prill 2021 deri më datën, 18 prill 2021. Për çdo vendim tjetër ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.