×
  • Lajme
  • Lajme

    Sami Lushtaku shpallet i pafajshëm në akuzat për korrupsion

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 9:32

    Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin “KEK-u”.


    Të pafajshëm janë shpallur edhe ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Hysni, Hoxha dhe ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arben Gjukaj, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Kurse, i akuzuari Driton Pruthi u lirua nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe lidhje e kontratës së dëmshme.

    Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Beqir Kalludra, nuk është provuar se të akuzuari kanë kryer veprat penale më të cilat ngarkohen.

    Kurse, ndaj Esat Tahirit dhe Milazim Lushtakut, Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim refuzues për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, me arsyetimin se është arritur parashkrimi absolut.

    Të njëjtit u liruan sa i përket veprës penale të mashtrimit.

    Vendimi i Gjykatës u dha sot në mëngjes. Lirimin e Lushtakut e ka konfirmuar avokati, Arianit Koci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!