Është gjetur e gjallë gruaja që u raportua e zhdukur dje në Graçanicë.
Këtë e ka konfirmuar për Reporterin, zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
E njëjta është gjetur në fshatin Koznicë të Lipjanit.
“Pas një pune intezive hetimore dhe kërkimore, nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Prishtinë, respektivisht zyrtarët e stacionit të Graqanicës, sot rreth orës 11:00, në fshatin Koznicë të Lipjanit, është gjetë gjallë personi i zhdukur, që është raportuar dje në Graqanicë”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ishte strehuar nga një familje në Lipjan.
“E njëjta që nga dje është strehuar nga një familje në fshatin e sipërshënuar. Konform procedurave ligjore po kryhen procedurat e nevojshme policore përfshirë dhe kontrollet e duhura mjekësore”, tha Ahmeti
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.