×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas aksionit për arrestimin e bosit të kazinove, këta janë personat që kanë mbetur në arrati

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 9:46

    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion ka zhvilluar një operacion policor në disa lokacione.


    Një operacion i tillë është kryer edhe në lagjen “Marigona” nga mësohet se u arrestuan Ismet Osmani, i njohur si “Curri” i cili është pronar i disa kazinove në Kosovë, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani.

    Ndërsa, në arrati vazhdon të jetë Rrahim Hashimi, ish i akuzuari për rastin e “Sekserëve”, bashkë me Emin Beqirin, ish-shefi i krimeve ekonomike.

    Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili thënë se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një hetimi të gjatë, është duke e realizuar një operacion policor i cili përfshin disa lokacione.

    ”Mund të konfirmojmë se, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një hetimi të gjatë, është duke e realizuar një operacion policor i cili përfshin disa lokacione. Pas përfundimit të operacionit policor, mund të dalim me informacione shtesë”, ka thënë Kelani për Reporterin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!