Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të bëjë xhiro me motor në Kolonjë. Në qendër të qytetit ndodheshin një grup motoristësh holandezë, me të cilët kryeministri bëri një xhiro të shkurtër mbi motor.
Kryeministri Edi Rama në dy ditët e fundit ndodhet në qarkun e Korçës ku ka zhvilluar takime elektorale me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Rama iu ka kërkuar një mandat të tretë shqiptarëve, duke thënë se PS është e vetmja forcë politike që mund të sigurojë vaksinat anti-COVID dhe të përfundojë procesin e rindërtimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.