Pezullohen fluturimet deri ditën e mërkurë, në orën 10:00, në Aeroportin “Nënë Tereza në Tiranë për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror.
Negociatat mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kontrollorëve dështuan më herët gjatë ditës, duke bërë që ata të merrnin vendimin për të pezulluar punën deri më 8 prill.
Edhe pse ata kërkuan që situata e tyre të mos politizohej, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta lëshuan akuza të ndërsjella duke bërë me faj njëri-tjetrin për këtë situatë.
Ministrja Belinda Balluku deklaroi se gjithçka është në kuadër të fushatës elektorale, për të bllokuar vaksinat, që do të vinin mbrëmjen e sotme në Aeroportin e Rinas./A2
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.