×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi: Opozitë veç Haradinaj e Molliqaj, PDK-ja e LDK-ja në depresion

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 8:28

    Filozofi Blerim Latifi ka komentuar aksionin e mbrëmshëm të PSD-së, me ç’rast thotë se opozitë në Kosovë është reduktuar në dy njerëz.


    Sipas tij, këta dy persona janë Ramush Haradinaj që po kundërshton në Kuvend dhe Dardan Molliqaj që po kundërshton në rrugë.

    Ai ka thënë tutje, se LDK-ja dhe PDK-ja po konsumojnë shenjën e parë të gjendjes depresive.

    “Krejt opozita në Kosovë është reduktu në dy njerëz: Ramush Haradinajn në Kuvend dhe Dardan Molliqajn në rrugë. Ndërkaq, LDK dhe PDK po konsumojnë shenjën e parë të gjendjes depresive: mungesën e vullnetit për t’u ngritur nga shtrati”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!