×
  • Lajme
  • Botë

    200 km/h: Serbia blenë trena të shpejtë nga Zvicra, Beograd – Novi Sad për 30 minuta

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 16:50

    Foto ilustrim

    Serbia ka blerë tre trena të shpejtë të cilët arrijnë të lëvizin me shpejtësi deri në 200 kilometra në orë. Trenat e kompanisë së famshme zvicerane Stadler, do të lëshohen në qarkullim deri në fund të këtij viti, në linjën Beograd – Novi Sad.


    Mediat serbe raportojnë se në nënshkrimin e marrëveshjes me ministrin serb të Transportit dhe Infrastrukturës, Tomislav Momirovic, ishte prezent edhe ambasadori zviceran në Bedograd.

    “Sot, për herë të parë në historinë e saj, Serbia prokuroi trena për shpejtësi deri në 200 kilometra në orë, të cilat janë të destinuar për trafikun e udhëtarëve në linjën me shpejtësi të lartë Beograd – Novi Sad – Suboticë”, ka thënë ministri serb.

    “Këto janë trenat më modernë evropianë, me performancë të shkëlqyeshme, dizajn të bukur, të rehatshëm dhe kapaciteti total i sediljeve është 316, duke përfshirë vendet për akomodimin e njerëzve me lëvizshmëri të zvogëluar. Internet Wi-Fi, ekrane që tregojnë zënien e vendeve, e mini bar, që janë vetëm disa nga përfitimet që do të jenë në dispozicion të udhëtarëve”, tha Momirovic.

    Trenat do të lëvizin në linjën me shpejtësi të lartë Beograd – Novi Sad, e cila po punohet aktualisht nga partnerë rusë dhe kinezë, me nënkontraktorët vendas. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!