Shefi i Operativës Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, Nijazi Kolgeci, është suspenduar pas raportimeve se kishte organizuar dasmën e djalit në një lokal në Gjilan, në kundërshtim me masat kundër koronavirusit.
Në dasmë familja Kolgeci kishte ftuar shumë mysafirë, por kjo nuk kaloi pa u vërejtur nga inspektorët e AUV-it që kishin dalë në terren javën që lam pas.
Pas kësaj ngjarjeje, Inspektorati Policor i Kosovës kishte pranuar informacionet e para nga Drejtoria Rajonale në Gjilan.
“Me rekomandim të IPK-së zyrtari policor (nënkoloneli policor) është suspenduar”, ka konfirmuar IPK.
“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka pranuar informacionet e para lidhur me rastin në fjalë nga Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Gjilan. Pas pranimit të informacioneve, IPK ka pranuar rastin e kompletuar nga Policia dhe rasti është përcjellë në Departamentin e Hetimeve të IPK-së . Me rekomandim të IPK-së zyrtari policor (nënkoloneli policor) është suspenduar. Veprimet e tjera do të ndërmirren në koordinim me prokurorinë kompetente e cila ka autorizuar hetuesit të ndërmarrin veprime hetimore dhe në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së”, thuhet në përgjigjen e tyre për Express.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.