×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli i siguron familjarët e viktimave të luftës se Tribunali do të bëhet

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 13:57

    Në seancën që po mbahet për të votuar Komisionin Shtetëror për gjenocidin, po marrin pjesë edhe familjarët e të pagjeturve.


    Në lozhën ku rrinë mysafirët, seancën po e përcjellin Nysrete Kumnova nga “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova dhe Bajram Çerkini kryetar i Shoqatës për të pagjetur në Mitrovicë. Përveç këtyre ka edhe familjarë tjerë të të pagjeturve të cilët po përcjellin me interesim seancën për gjenocidin.

    Tek ta është ofruar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili i ka siguruar se askush nuk do të mund ta ndalë iniciativën për formimin e Tribunalit që do të gjykojë gjenocidin dhe krimet e Serbisë në Kosovë.

    Edhe familjarët e të pagjeturve kërkuan nga kryetari Veseli që të bëjë çdo gjë për ta formuar Tribunalin për krimet serbe. /Kp/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!